A do të bëjë opozita protesta sërish? Flet Gazmend Bardhi

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, që kanë folur mbi ngjarjet politike në vend. “2 marsi i Ilir Metës/ A rrëzohet Ramsi me mjete politike?”, ka qenë një nga pyetjet e shtruara në emision, së cilës i janë përgjigjur Çuri dhe Bardhi.

“Mua më rezulton që të gjitha vendimet  e marra nga PD janë marrë në mbështetje të organeve më të larta të partisë. Ka patur një vendim unanim të gjithë strukturave të partisë. Më rezulton që nga ai vendim, PD dhe opozita, i ka shërbyer interesit publik. Arsyeja pse jemi në politikë nuk është t’i bëjmë qejfin 50-60 vetave, por t’i shërbejmë shumicës, interesit publik. Do dalim në protestë kur të gjykojmë kur të jetë koha, nuk i kemi paralajmëruar protestat që në vjeshtë. Thamë se kur opozita të gjykojë se i vjen në ndihmë organizimi i protestave, patjetër do ketë.

“Deri tani këto strategjitë tuaja nuk kanë arritur një gjë konkrete”, i tha Çuri.

“Strategjitë tuaja kanë bërë atë që PD të jetë më e fortë se një vit më parë. Ne jemi shumë më të fortë se sa ishim para një viti dhe Rama është më i dobët se ç’ishte para një viti”, iu përgjigj Bardhi.

Në studio është diskutuar arrestimi i Henri Çilit.

“Nuk e njoh personalisht, lajmi tërheq vëmendje. Ndoqa me vëmendje deklaratën e sotme të Drejtorit të Policisë së Shtetit, nuk duhet të nxitohemi për të etiketuar individë të caktuar si kriminelë a jo. Kjo është një çështje që duhet trajtuar në mënyrë gjyqësore, nuk mund të jap një opinion nëse nuk shoh dosjen”, ka thënë Bardhi.

“A mund të arrestohet nëse je përgjuar?”, e ka pyetur Çani Bardhin.

“Bëhet fjal për urdhër-ndalim nga organi i Prokurorisë, nuk ka vendim gjykate. Përgjimi është indicie që të çon tek prova, nuk dimë nëse ka prova se nuk kemi dosjen. Për sa kohë janë pjesë e një dosje hetimore, çështja është e përbashkët dhe dalin bashkarisht në gjykatë (të 28 të arrestuarit). Ndodh brenda 48 orëve sipas ligjit”, shtoi Bardhi.

SHKARKO APP