A do të flasë Lefter Koka? Ish-ministri merret në pyetje nga SPAK për herë të parë pas arrestimit
Nuk ndalon hetimi për dosjen e inceneratorëve. Burime serioze tregojnë se një ministër tjetër i qeverisë Rama pritet të merret në hetim
Ditën e premte, në orën 10:00, prokurorët e SPAK do të marrin në pyetje për çështjen e inceneratorëve ish-ministrin e arrestuar të Mjedisit, Lefter Koka.
SPAK ka caktuar orarin që ditën e nesërme që Koka të paraqitet në ambientet e SPAK për të dëshmuar për dijeninë e tij si i pandehur për akuzat e ngritura për lidhjet me inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
Kjo është hera e parë që Lefter Koka do të merret në pyetje që pas arrestimit të tij, kjo edhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Ish-ministri prej një jave është transferuar nga paraburgimi 313, në paraburgimin e Durrësit.
Nëse ish-ministri vendos të rrëfehet mendohet se vala e arrestimeve do të jetë e madhe në qeverinë Rama.