A do të jetë Ilir Meta në vitin 2017 President Republike?
Në studion e Ylli Rakipit, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është pyetur për zgjedhjen e Presdentit të ri të Republikës në vitin 2017. Rakipi e ka pyetur nëse ka një marrëveshje që ai të zgjidhet President vitin e ardhshëm.
“Së pari kemi një President që kam shumë konsideratë. Kjo ide ekziston për këdo që ka moshën mbi 40 vjeç për Ilir Metën. Nuk është e rëndësishme ça është sot, ça do jetë në 2017. Më e rëndësishme është që të shërbejë që vendi ynë që qytetarët tanë të realizojnë pritshmërinë ndaj klasës politike”.
Pas kësaj përgjigje Rakipi e ka pyetur në një mënyrë tjetër: A dëshironi të jeni President i Republikës së Shqipërisë?
“Çdo politikan aktiv nuk është se nuk e mendon, se nuk do ta pranonte këtë pozicion në një moment të caktuar, në rrethana të caktuara. Asnjë lloj pozicioni nuk është qëllim në vetvete, është produkt i natyrshëm i një instance të caktuar” – tha Meta.
Rakipi: Pra Zoti Meta nuk bën përjashtim nga ata politikan që ka dëshirën të jetë President i Shqipërisë?
Meta: Që t’ju them që s’më ka shkuar në mendje s’do të isha i i sinqertë, por jo ta shoh si domosdoshmëri. Edhe në rastin e kryetarit të parlamentit, në rast se do të isha i bindur se qenia ime si kryetar i kuvendit nuk do të ishte e dobishme, pavarësisht sa e dramatizoni situatën e parlamentit, unë mendoj se për aq kohë sa jam i dobishëm.