A do të krijojnë parti të re Tom Doshi dhe Dritan Prifti?

 

Dritan Prifti, dikur deputet i Partisë Socialiste dhe më pas, pas themelimit të LSI-së, i kësaj force politike, deri në publikim e videos së aferës 700 mije eurosh në vitit 2011, (e cila solli dhe dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i zv/kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm, kur në qeverisje ishte Sali Berisha) deklaron se do i rikthehet politikës.

Unë kam 2 vjet që në fakt nuk jam aktiv në jetën politike por mesa duket po vjen koha të rikthehem sërish në politikë” deklaroi sot Dritan Prifti menjëherë pasi doli nga prokuroria e Krimeve të Rënda ku dha dëshminë në lidhje me skenarin e vrasjes së dy deputetëve të denoncuar nga Tom Doshi.

Më 2 mars 2015 deputeti shkodran Tom Doshi, me të përjashtuar nga Partia Socialiste deklaroi se nuk do të bashkohej me Partinë Demokratike por ishte në gjëndje të formonte parti të re.

Po a do bashkohen bashkë Tom Doshi dhe Dritan Prifti në këtë parti të re?

 “Nuk dal prej politikës. Ia bëra të qartë edhe Edi Ramës. Nuk shkoj tek asnjë parti tjetër. Po qe nevoja jam në gjëndje të krijoj një parti të re dhe do të dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë” deklaroi Tom Doshi

SHKARKO APP