A do të marrë pjesë PD-ja në zgjedhje? Basha: Rama ka projektuar kanabisin, për të blerë pushtetin

Nga Mati, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar se qeveria e ka mbuluar vendin me kanabis, e sipas Bvashë ky është një projekt i Kryeministrit Rama për të blerë pushtet.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të Matit, opozitari u shpreh se premtimet e Ramës për të ardhur në pushtet, u braktisën që ditën e parë.

“I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në Parlament, i bënë kryetar bashkish. Por nuk u mjaftuan; i bënë drejtorë në administratë, i bënë shefa komisariatesh e drejtore krimesh si këtu në Burrel. Efekti kulminant i kësaj politike të pastër të inkriminimit të shtetit është mbulimi i gjithë sipërfaqes së vendit nga droga. Mbulimi i vendit me drogë është projekt politik i Edi Ramës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Basha u ndal edhe tek varfëria dhe krimi.Ky njeri jo vetëm nuk mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet, por që ditën e parë i braktisi ato, nuk u përpoq t’i mbante, nuk kishte ndërmend t’i mbante. Çfarë kishte ndërmend e pamë. Tani që ditët e mandatit po i mbarojnë e kemi fare të qartë se çfarë kishte ndërmend. Kishte ndërmend që buxhetin ta mbante për vete dhe për një grusht miqsh. Kishte ndërmend që krimit që e solli në pushtet dhe e mban në pushtet t’i hapë dyert e drogës dhe popullin ta vinte përpara disa alternativave; varfëri, emigracion, burg ose argat në kooperativën e drogës të Edi Ramës me shokë”- deklaroi Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera, kreu i PD-së theksoi se “dy janë kushte të patjetërsueshme për opozitën: zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?