A do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti tha se do të ishte i gatshëm të rikandidonte për detyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë. ”Një herë jam paraqitur në garë. Do të ketë prapë primare, se e kemi në statut. Në radhë të parë duhet të përmirësohesh, sepse me sa duket nuk isha i mirë mjaftueshëm, dhe e dyta duhet të votëbesohesh. Patjetër se ajo çështje forumesh është. Përndryshe nuk do të kisha qenë në garë që dy vjet përpara”, tha Alimehmeti në A2 CNN, duke lenë të kuptohet se do të kandidojë në PD për të qenë kandidat në Tiranë.

Dhe nëse do të jetë mjeku Ilir Alimehmeti si kandidat për kryebashkiak në kryeqytet, ai për PS-në do jetë rrezik i madh. Por PD-ja përherë zgjedh kandidat në Tiranë që nuk marrin vota nga elektorati gri. Ndërsa mjeku i njohur Alimehmeti merr vota nga të gjitha krahët.

SHKARKO APP