“A do ti bashkohet Metës në tubimin e 2 Marsit?” Si u përgjigjet Basha gazetarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në konferencën “Sfida dhe vizione ne shendetësi” në bashkepunim me KAS ka folur për për reformën rrënjësore në shëndetësi dhe planin e PD.
Gjatë fjalës së tij kreu i demokratëve ka reaguar ndaj deklaratës ë Kryeministrit Rama, bërë ditën e djeshme se do kthente mjekët nga Diaspora.
Më tej Basha u shpreh se shëndetësia falas është një slogan mashtrues dhe buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 dollarë për frymë, tre herë më pak se Bosnja.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët në fund të kornferencës nëse do ti bashkohet tubimit të thirrura nga Meta me datën dy Mars, kreu i PD-së ka deklaruar se neës do të marrin një përgjigje për këtë çështje: “Neser do i pergjigjem interesit të medias për këtë çështje!”
Pjesë nga fjala e Bashës
“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 dollarë për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shëndetësor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas.
Ky është një slogan dhe parullë mashtruese dhe gënjeshtare në fillim. Kësaj përqasje propagandistike i është shtuar edhe centralizimi i skajshëm në disa raste duke kaluar edhe atë komunist. Është e pabesueshme dhe le ta përgënjeshtrojnë nëse kjo që deklaroj në bazë të analizave të ekspertëve tanë.
Arsyeja nuk qëndron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keq menaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale. Faturën nuk e paguajnë vetëm mjekët, stazhierët, doktorët, e paguajnë drejtpërdrejtë shqiptarët. E dëgjuat marrëzinë e djeshme që do kthejmë mjekët nga diaspora. A ka kufi marrëzia që ndërkohë që po ikin, ti del dhe harxhon qindra mijëra lekë me regji qendrore dhe ti thuaj do ti kthejmë nga diaspora. Po ti mbaj njëherë këta që ke këtu”, u shpreh Basha.
Gjithashtu kreu i demokratëve më tej theksoi se pas ardhjes së PD në qeveri do të rritet numri i barnave të rimbursueshme, ndërsa premtoi se pagat e personelit shëndetësor do te rriten ne 1200 Euro ne muaj për mjeket dhe 700 Euro ne muaj për infermieret.
“Pagat e personelit shëndetësor do te rriten ne 1200 Euro ne muaj për mjeket dhe 700 Euro ne muaj për infermieret.
Do te rrisim numrin e barnave te rimbursueshme. Ne Shqipëri do te futen vetëm barna nga vende te origjinës se sigurte, qe nuk dëmtojnë shëndetin e shqiptareve.
Nevojitet liberalizim i paketave shëndetësore sipas nevojave të pacientit. Shqiptaret nuk do te blejnë me barna nga xhepi, nuk do te duhet te paguajnë bakshishe nen dorë”, tha Basha.