A duhej ta jepte Berisha konferencën e shtypit në selinë e PD?
Nga Daniel Muçaku-
Ish-lideri historik i PD-së dhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha doli në konferencën për shtyp nga hotel Rogner në Tiranë, kur iu kundërpërgjigj ambasadores amerikane Yuri Kim.
Ambasadorja amerikane e sulmoi hapur ish-liderin demokrat mu në oborrin e selisë së PD, të partisë që Berisha krijoi e udhëhoqi për shumë vite.
Ndërsa përgjigja e Berishës nuk u bë nga selia e PD-së nga ku u sulmua dhe që kishte drejtuar në shumë vite në beteja epokale.
Pse?
Shumë pikëpyetje ka dalja e Berishës në një hotel në Tiranë për të sqaruar akuzat, kur fare mirë nëse kryetari aktual Lulzim Basha e mbështet në betejën e tij, do ti jepej një sallë konferencash për shtyp te selia blu.
Por duket se Lulzim Basha nuk i jep mbështetje ish-kryetarit demokrat ndaj nuk i ka hapur derën e PD-së.
Nëse mbetet kështu, siç duket se është, Lulzim Basha duhet të shprehet publikisht nëse e mbështet apo jo në këtë përplasje me SHBA.
E jo duke e lenë ish-kryetarin historik të një hotel!
KOHA JONË SONDAZH

