A duhet të ikë Basha nëse humb zgjedhjet?-Përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në studion e Ilva Tares nëse duhet të vazhdojë Lulzim Basha në krye të PD-së nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017-të.

Berisha tha se parimi i tij në gjithë karrierën e tij ka qenë që “të largohet në rast se humbet zgjedhjet kur ato janë të lira dhe të ndershme”.

Sipas tij, ai ka qëndruar në krye të PD-së megjithëse ka humbur, por ka faktuar manipulimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse ka në plan të rikthehet në krye të selisë blu, përgjigjja e ish-kryetarit ka qenë e prerë: Kurrë!

Swiss Digital Mobile Reklama

“Derisa të kem mundësi fizike do të jem aktiv në këtë parti, por tashmë nuk kam asnjë ambicie për të drejtuar këtë parti” – tha Berisha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?