Edi Rama para Erdogan: Në fakt jam katolik, gjysmën më të mirë e kam myslimane!
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Turqisë, Erdogan u pyet edhe për integrimin në BE dhe marrëdhëniet me Brukselin. Erdogan theksoi se BE-ja vazhdon me teknikat e sjelljes vërdallë sa i përket integrimit të Turqisë, ndërsa u shpreh se përqendrimi është te NATO. Ndërkohë, ai u shpreh se në Ballkan është e rëndësishme qetësia dhe Turqia do të bëjë çmos për ta ruajtur këtë.
Pyetje: Mbështetja që i keni dhënë Shqipërisë nuk krahasohet me asnjë vend tjetër në Ballkan, a duhet të shqetësohet BE-ja? A merrni gjë mbrapsht, aludohet shpesh për marrëdhëniet me Ramën?
Erdogan: Më bëre një pyetje që më kape ngushtë. Rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme. Ne po flasim për marrëdhënien pas tërmetit, që është sipas rregullave të vëllazërisë, të gjitha me këtë rregull i bëjmë. Po ashtu, do të vazhdojmë restaurimet dhe mos kërkoni asgjë më pak. Ne jemi vëllezër. Çfarë do të ndodhë? Mos e bëni fare si pyetje. Asnjëherë mos e vini në mëdyshje.
Rama: Kur po kthehsha nga Laçi më bëri për të qeshur komenti i një qytetari që thoshte që nuk je mysliman, se kaq shumë që rri me Erdogan, kushedi ç’do të të thonin. Në fakt jam katolik, gjysmën më të mirë e kam myslimane.
Nuk besoj se kushdo qoftë në Shqipëri, duhet të shqetësohet për këtë marrëdhënie. Është tradicionale. Kur vjen puna tek unë dhe Erdogan, nuk ka asgjë për t’u shqëtësuar.
Unë nuk di një qeveri tjetër përveç asaj të Erdoganit, që të jetë mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm për të ndjekur punimet e parlamentit të Kosovës dhe për ta njohur Kosovën që në atë moment.