A e ka parë policia këtë video në Korçë, ku kryeministri në sallë plot me socialistë. Përse nuk gjobitet Rama?

Video më poshtë është marrë nga një prej takimeve të kryeministrit Edi Rama në qytetin e Korçës, pak ditë më parë.
Kryeministri ndodhet në një prej lokaleve të zonës së Kroçës dhe ajo që bie në sy është se kreu i qeverisë dhe ata që e shoqërojnë janë në shkelje totale të rregullave për pandeminë.
Edi Rama është pa maskë dhe në lokal janë më shumë se 10 persona. Nëse ligji do të zbatohej njëlloj për të gjithë, kryeministri do të ishte gjobitur me 5 milionë lekë, po ashtu dhe pronari i lokalit.
Rama thotë shpesh se në qeverisim me forcën e shembullit dhe video më poshtë është shembulli sesi ligji nuk vlen njëlloj për të gjithë. Kryeministri është i pari që shkel ligjin dhe e përdor policinë si strukturë partiake të PS për të ndëshkuar kundërshtarët.

SHKARKO APP