A e lëshoi Rama, Bushatin? Bardhi: Iu shmang përgjegjësisë, rezultati i SPAK-ut zero

Përgjegjësi individuale. Kështu e cilësoi sot kryeministri Edi Rama hetimin e SPAK-ut për deputetin Ervin Bushati në lidhje me denoncimin e PD-së për fshehjen e 7 pasurive.  Por, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ftuar në studion e “ABC”-së përballë gazetarit Endri Xhafo u shpreh se kreu i qeverisë iu shmang përgjegjësisë për njerëzit që vetë ka zgjedhur. “Kjo është një deklaratë që kryeministri e përsërit sa herë kur një përfaqësues i kapet në shkelje, i shmanget përgjegjësisë për zgjedhjen e tyre. Deputeti nuk ka deklaruar 7 pasuri”.

Deputeti socialist tha mbrëmë në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu se nuk ka fshehur asgjë dhe se nuk ka qenë asnjë ditë në ekzekutiv. Por Bardhi u përgjigj duke thënë se “Ervin Bushati ka qenë deputet, prandaj ka pasur detyrimin për të deklaruar pasurinë dhe në dijeninë time deputeti është një funksionar i lartë i shtetit dhe nuk ka nevojë për të pasur rol ekzekutiv për të ndikuar në veprime apo mos veprime që sjellin përfitime të paligjshme. Ai nuk ka deklaruar 7 pasuri të paligjshme”.

Por a e lëshoi Edi Rama me deklaratën e sotme? “Nuk ka rëndësi se çfarë bën Edi Rama, se është aq evident krimi, sa edhe Edi Rama të jetë prokuror nuk ka se cfarë bën. Hetimi ka dy vite që zgjat. Apeli im është që të shpejtojnë këto çështje, por edhe të tjera, si të tërmetit, që janë 26 viktima në Thumanë që kërkojnë drejtësi, janë lejuar të futen në një pallat që ishte dëmtuar nga tërmeti i shtatorit”- tha Bardhi.

Rezultati i strukturës së posaçme anti-korrupsion, njohur ndryshe si SPAK, Gazment Bardhi u shpreh se deri tani ka qenë zero. “Rezultati i SPAK është zero, asnjë produkt deri më sot. SPAK deri tani nuk ka realizuar pritshmëritë që kanë qytetarët shqiptarë. Ne e kemi mbështetur ngritjen e SPAK-ut, zgjodhën ti jepnim besim, unë besoj se ka nevojë për drejtësi, për të dënuar korrupsionin dhe bosët e krimit, por deri tani nuk kemi parë asnjë produkt, uroj që në ditët në vijim të kemi një produkt” përfundoi ai./Abcnews.al/

A e leshoi Rama, Bushatin? Bardhi ne “ABC”: Iu shmang pergjegjesise, rezultati i SPAK-ut zero

SHKARKO APP