A e zgjodhët Lulzim Bashën si mediokër dhe servil, që ta kishit nën kontroll? Si përgjigjet Sali Berisha

Sali Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për Lulzim Bashën dhe mënyrën sesi kanë degjeneruar marrëdhëniet mes të dyve. 

I pyetur nga Ylli Rakipi nëse Bashën e zgjodhi si model politikani servil dhe mediokër në mënyrë që ta kishte nën kontroll, Berisha tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, por gjithsesi pranoi se nuk e njihte mirë në të gjithë dimensionet. 

Berisha tha se Basha luajti rol pozitiv si ministër, por se është një lider i thyer. 

Pjesë nga debati: 

Ylli Rakipi: Në 32 vjet lidershipi shqiptar, nuk keni përjashtim, ju kanë pëlqyer servilët dhe mediokrit. Rasti që ju sillni nuk është i vetëm. Ndoshta juve iu duhej Basha si servil dhe mediokër për ta kontrolluar.

Sali Berisha: Në mënyrë absolute është ndryshe. Unë e kam njohur këtë në vitin 91-92, kur ky shoqëronte Barent Cohen, ishte një hollandez që u mor me analizat e fëmijëve të helmuar në Kosovë. Ky e sillte në zyrën time. Kam njohur edhe të shoqen e tij, që drejtonte një fondacion për marrëdhëniet mes parlamenteve. Ai mori një pozicion të rëndësishëm në Kosovë. Ky ka qenë në Departamentin e Drejtësisë, më lart se të tjerët. Nga pala shqiptare ishim në procesin e ndërtimit të shtetit.

Ylli Rakipi: Ju i dhatë gjithçka atij.

Sali Berisha: Detyrat që unë i ngarkova atij, ai i ka përmbushur. Unë kam shprehur vlerësimin tim të plotë për rolin e tij. Ky në marrëdhëniet me të huajt, për shkak të gjuhës ishte si njëri prej tyre. Si ministër i jashtëm, luajti rol pozitiv aq sa i takonte ministrit. Në detyrat e ngarkuara, ministrat kanë përmbushur misionet e tyre.

“Basha është në një ligësi progresive të pandalshme”

“Në politikë, normal që qëndrimet ndryshojnë por, arsyetohen dhe argumentohen. Në rastin konkret, më kujton një tregim të Lazër Stanit, ku shkojnë duke u hequr cipat njëra pas tjetrës. Në këtë moment ky shëmbëllen si një njeri që në cdo fjalë dhe çdo ditë i heq vetes një cipë të ligësisë së tij. Njeriu mund të bjerë në kundërshti, mund të bjerë në armiqësi, por ka kufijtë për veten e tij, jo për kundërshtarin e tij.

Kurse ky e lëshon veten në mënyrë të përditshme, në gjuhë me të cilën dëshmon se… koha është ajo që tregon të vërtetën, gënjeshtrën, virtytin. Ky çdo ditë shpalos një nga këto aspektë të karakterit të tij, që gjeri sot është unik në historinë e politikës shqiptare.

Çdo politikan, në historinë 30 vjeçare, në çdo vështirësi që ka rënë, ka arritur të marrë vendime, të cilat në një formë apo tjetër, kanë treguar një nanogram integriteti politik.

Njeriu ruan një esencë të politikanit.

Kjo është e njëjta gjë që bën ky kur do të shesë ditën për diell, 2 mijë për pesë mijë. U thotë shqiptarëve që 2 mijë është 5 mijë.

Ai nuk është në mohim, është në një ligësi progresive të pandalshme. Ndryshe nuk kam si e shpjegoj. Dostojevski ka një gjë interesante për gënjeshtrën. Ai thotë që njeriu që gënjen dhe arrin në fazën që i beson gënjeshtrat e tij, ky është njeri i rrezikshënm.

Kalon nga homo sapiens në specie të tjera”, tha Berisha.

SHKARKO APP