A jemi të aftë të përballojmë koronavirusin? Ekspertja e ISHP: Jemi në koordinim me OBSH. Vetëkarantinimi i rekomanduar

Gjithçka është në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të përballuar një krizë të mundshme nga koronavirusi. Kështu deklaroi Eugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive pranë ISHP-së në emisionin “Real Story”, në News24. E pyetur se sa e aftë është Shqipëria, ajo tha se ka pasur rekomandime për përforcime të masave aktuale dhe i rekomanduar është vetëkarantinimi.

“Kemi një koordinim të masave me OBSH. Duke qenë në rrjetin e zbatimit të rregullores ndërkombëtare të shëndetin ne koordinohemi për të gjitha veprimet me OBSH. Rekomandimet ishin përforcim të masave aktuale. U përforcuar personeli shëndetësor në pikat kufitare. Vetëkarantinim është që të jesh i vetëdijshëm për rrezikun dhe të qëndrosh në ambientin e shtëpisë. Rekomandimet e OBSH dhe MSH janë për vetë karantinimin. Po kështu bëhet dhe monitorimi i temperaturës për të gjithë që vijnë nga Italia se më parë nuk bëhej”, tha Tomini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?