A mban jelekë antiplumb Edi Rama?

Kanë filluar të dalin fjalë nëpër media  se kryeministri mban jelekë antiplumb. Kryeministri Edi Rama ka shtuar forcat e sigurisë që e rrethojnë. Përveç forcave të gardës së Republikës, gjatë vizitës së tij në Shkodër u pa se nga pas e ndiqte edhe një efektiv i forcave speciale RENEA. GSH shkruan sot se para pak ditësh, një nga efektivët më të mirë të RENEA-s është bërë pjesë e eskortës që shoqëron kreun e ekzekutivit. Efektivët e këtij reparti kërkohen vetëm në rastet kur ka sinjale se mund të cenohet një personalitet apo një objekt i veçantë. Shpesh herë ka pasur dyshime se Rama ka nisur të mbajë jelek antiplumb. Ndërsa zyrtarisht thuhet se është po i njëjti numër makinash dhe shoqëruesish që shkon pak kreut të qeverisë dhe se nuk ka pasur asnjë ndryshim.

Në të vertetë një kryeministër duhet patjetër të mbrohet, porse si rregull thuhet kur ka probleme me sigurinë e tij, ndaj media derisa pyet disa herë , është mirë që Edi Rama ta sqarojë publikun nëse mban edhe ky jelekë antiplumb si ish-kryeministri Berisha. Asokohe e tallnin faktin që Berisha mbante jelekë antiplumb, bile edhe i përcaktonte PS-ja edhe madhësinë e jelekut.

Po tani kryeministri Rama a mban apo jo ? Nëse mban bën shumë mirë. Nëse jo , ta thotë.

SHKARKO APP