A mund të dhurohet një pasuri mbi 1 milion euro ?!

Si mund të dhurohet një pasuri mbi një milion euro?! Kjo është një pyetje qe mundon prokurorinë. Prokuroria e Krimeve të Rënda është përqëndruar në zbardhjen e mënyrës së përfitimit të ish- hotel “Vollgës”, pasi dyshohet se nuk mund të falet apo dhurohet një pronë mbi 1 milion euro.

Prokurorët kërkojnë gjetjen dhe marrjen në pyetje të dy bashkëortakëve të Shullazit dhe shtetasit arab që në letër rezultojnë se i kanë dhuruar pronën. Sipas Abc News, bashkë me këtë po hetohen edhe gjobat që pjesëtarë  të bandës së Shullazit i kanë vënë në emër të tij tre biznesmenëve, mes tyre Arjan Zikës, një ndërtuesi vilash në zonën e Farkës dhe një biznesmeni nga Durrësi që merret me tregtinë e kafes.

Por asnjëri prej këtyre nuk ka bërë kallëzim, dhe hetimi ka nisur mbi bazën e informacioneve që prokurorisë i ka servirur SHISH dhe agjentët e policisë në terren mbi bazë të dhënash operative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet thonë se Arjan Zika ka pretenduar se është takuar fillimisht me disa ushtarë të Shullazit më pas vetë me këtë të fundit i cili i ka kërkuar parking 1200 m2 në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas refuzimit ai e ka kërcënuar duke i vendosur tritol në derën e garazhit.

Prokuroria ende nuk ka arritur të gjejë Zikën pas kësaj ngjarje, pasi mendohet se ka ikur jashtë Shqipërisë.

Është ftuar disa herë nga policia, por nuk ka pranuar të shkojë të bëjë kallëzim dhe e përmend në deklarimin e dhënë për policinë, jo në kallëzim.

Burimet thonë se për këto çështje, prokuroria kërkon që qytetarë  të cilët janë kërcënuar apo gjobitur nga Shullazi të bëjnë kallëzime në prokurori.

Nga ana tjetër profesori Mynyr Koni i marr në pyetje nga policia ka mohuar se është takuar apo kërcënuar nga Shullazi.Në deklarime ai mohon ta ketë takuar Shullazin si dhe nuk prnaon të bëj kalëzim penal.Edhe profesor Dhori Kule thuhet se ka mbajtur të njejtin qëndrim të mohimit.

Sipas akuzës, hetimet për rastin e Shullazit kanë nisur në shkurt, pas gjobës së vendosur ndaj Zikës, por më pas dosja ka kaluar në Prokurorinë për Krime të Rënda, e cila vazhdoi hetimet.Kjo kohë përkon edhe me deklaratën e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, që akuzoi Shullazin si person që ndodhet i lirë edhe pse me shumë vepra penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?