A mund të quhet kjo rrugë? LSI në Durrës publikon videon nga Sektori Rinia

Ervis Vata, Sekretar i Përgjithshëm i LSI Durrës ka publikuar një video të rrugës në zonën Sektori Rinia, një aks ku kalojnë çdo ditë mijëra makina.

Në pamje shihet se rruga është në gjendje katastrofike. Vata shprehet se kjo është një arsye më shumë për të votuar kundër Rilindjes më 25 prill.

“Rrugët e Durrësit. Ja rrugët në Sektorin Rinia. Ja bilanci i punës së Rilindjes e cila do shporret më 25 prill. Edhe pak ditë nga FITORJA E MADHE”,- shkruan Eris Vata në një postim në Facebook.

SHKARKO APP