A po përgatitet PS për zgjedhje të parakohshme? Flet Taulant Balla
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, dhe njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, ka dhënë sot një deklaratë për mediat, ku ka folur mbi zgjedhjet brenda partisë.
Balla u shpreh i bindur se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, dhe se PS po kryen zgjedhje brenda vetes duke respektuar statutin e brendshëm.
“Ne kemi një kalendar politik, të cilin do ta respektojmë, nuk ka fushatë zgjedhore. Zgjedhjet brenda partisë janë të njëjta si ato që u mbajtën në vitin 2015”, u shpreh Balla.
Për Reformën zgjedhore Balla u shpreh i bindur se do të mbyllet para Krishtlindjeve.
Mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme e ka mohuar kategorikisht dhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se do të çojë deri në fund mandatin e besimit që ka marrë nga shqiptarët.
Nga ana tjetër opozita e drejtuar nga Lulzim Basha kërkon dy palë zgjedhje në një ditë, ndërsa më parë kërkon miratimin e Reformës Zgjedhore me konsensus.