A po shkon SPAK drejt “peshkut të madh”? Ja si përgjigjet Yuri Kim!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka qënë sot e pranishmë në Pustec, ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”.

Teksa është pyetur nga gazetarët nëse SPAK po shkon drejt “peshkut të madh”, Yuri Kim tha se kjo është përgjegjësi e institucioneve dhe ato po nisin të përmbushin detyrat e tyre.

“Unë jam diplomate. Unë nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata. Ajo që dua të flas në fakt është kultura shqiptare, dhe mundësia e madhe për të qenë me MIK FESTIVAL dhe dëgjonim “Zanat”, nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë.”-tha Yuri Kim./D.m-kohajone

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?