A qëndron LSI pas protestave të mjekëve për testin e Beqajt?

 

Janë konsideruar si qesharake edhe nga LSI disa nga pyetjet e testit të infermierisë që Ministria e Shëndetësisë i publikoi një ditë më parë. Kryetari i grupit parlamentar të LSI dhe ish –ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili thotë se praktikisht testi ka rënë. Ai u u shpreh në një prononcim për mediat se testi është bërë nga persona që nuk marrin vesh nga mjekësia dhe e quajti atë një poshtërim profesional për mjekët e infermierët. Kundështi për testin ka patur edhe nga mjekët e disa spitaleve, disa prej të cilëve drejtohen nga njerëz të LSI. Por te dalesh kunde rministrit te Rames nga numri i dy i grupit numer dy ne Parlamenta nga rradhet e mazhorances e do nje leje te "vogel' edhe nga kreu i LSI ! Ndryshe nuk ka takat Petrit Vasili te perballet me Ilir Beqen e Edi Ramen. Pyetja qe po behet eshte se çka LSI ne kete rast kur jane nen nje strehe te dyja palet? Apo manover elektorale per te marre votat e mjeksise nga LSI? Apo tani qe po flitet per ndryshime ne Qeveri para zgjedhjeve ( ne menyre qe ti kete te sigurta keto zgjedhje) mundet qe eshte koha per parapergatitje me "artileri tokesore" e me pas me marreveshje per "ndarje territoresh" brenda mazhorances?

SHKARKO APP