”Abazoviç i rriti me 200 euro për 4 vjet”, Sali Berisha: Shqiptarët me rrogat më të ulëta në rajon

Kreu i PD-së, Sali Berisha këtë të hënë në një takim me strukturat drejtuese të degëve në Tiranë, teksa i referohej kryeministrit Edi Rama, tha se shqiptarët janë me rrogat më të ulëta në rajon. Berisha përmendi dhe takimin e sotëm Rama-Abazoviç, duke u shprehur se Kryeministri i Malit të Zi ka rritur rrogat me 200 euro për 4 vite.

“Edhe sot tallej me kryeministrin e Malit të Zi tek i thoshte se urën do e ndërtoni ju se keni rritur rrogat. Abazoviç para dy javësh në Tiranë deklaroi se 4 vite ndenja, por rrita rrogat me 200 euro. E tha me krenari dhe ka arsye të krenohet. Sot nga Shkodra, veriu, por edhe nga Tirana shkojnë e punojnë në ndërtim në Mal të Zi, kërkojnë ndonjë punë në Mal të Zi, sepse rrogat janë dyfishi i rrogave në Shqipëri.

Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat më të larta në rajon, përfshirë këtu dy vende anëtare të BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot ku jemi, sot i kemi 40 % më të ulëta se në Kosovë. Dhe në disa sektorë, edhe dy herë më të ulëta.

Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë, por kryeministri dhe qeveria e Kosovës e ndjenjë se kanë detyrime ndaj qytetarëve, se ato të ardhura janë të qytetarëve dhe nuk janë të një grushti qeveritarësh hajdutë që i përdor ato si personale”.

SHKARKO APP