Abazoviç kryeministër i Malit të Zi, Presidenti Meta: Avancimi në proceset integruese me rëndësi për shqiptarët atje
Presidenti Ilir Meta, ka uruar shqiptarin Dritan Abazoviç për zgjedhjen e tij si kryeministër i Malit të Zi. Po ashtu në urimin e tij, kreu i shtetit shqiptar thekson se avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishm për shqiptarët që jetojnë atje.
Postimi i plotë
Urime të përzemërta dhe shumë suksese, Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi.
Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.
Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë.