Dy qeveritë në mbledhje të përbashkët, Abazoviç pret Ramën në Podgoricë (VIDEO)
Mbahet sot për herë të dytë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović, ka pritur në një ceremoni zyrtare homologun shqiptar, Edi Ramën dhe ministrat e tij.
Mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve në Podgoricë. Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, mes tyre marrëveshja bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.