Abazoviç viziton Ramën: Edi, padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore
Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi, është pritur në një takim nga kryeministri Edi Rama në studion e tij të punës.
Ka qenë vetë ish-kryeministri malazez që pas takimit ka ndarë edhe foto në faqen e tij zyrtare në Instagram, duke e shoqëruar me një postim dy-gjuhësh, në shqip dhe gjuhën malazeze. Ai ka ndarë foto nga studioja ku kryeministri realizon pasionin e tij për skulpturën. Sipas Abazoviç, kryeministri Rama është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore.
Postimi i plotë
Pas takimit me partnerët tanë amerikanë, vizitova mikun tim Edi Rama në studion e tij. Në një ambient të pazakontë folëm gjatë për politikën, rajonin, por edhe për artin që krijon pa u lodhur sa herë si ka kohë të lirë.
Menjëherë u bë e qartë për mua se ai kaloi nga pikturat e tij të famshme në krijimin e skulpturave, të cilat i bën duke përdorur një teknikë të veçantë.
Ai në sfond, siç e quajta me shaka “Kali i torturuar ballkanik”, mund të përfundojë së shpejti në Mal të Zi. Edi është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

