Abilekaj: Media, e kapur nga qeveria! Edhe mediat pranë opozitës nuk flasin për disa biznese…

Analisti Enton Abilekaj u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se media në Shqipëri ose është nën kontrollin e qeverisë, ose të bizneseve që janë në shërbim të qeverisë. Ai u shpreh se kësaj nuk i ka shpëtuar as media pranë opozitës që nuk flet për disa biznese.

“Ne kemi një kontroll total të qeverisë dhe të biznesit që i shitet qeverisë ndaj medias. Ka edhe media opozitare që nuk flasin për disa biznese, sepse përmes censurës së butë, biznesi ka ndërhyrë edhe aty, Kjo tregon se ne nuk kemi strukturat e duhura në media për të mos lejuar kontrollin e censurës së butë në mediat tona.

Nëse një media del kundër kryeministrit sot, një biznesmen pranë kryeministrit shkon te media dhe e merr nën kontroll dhe nuk raporton më për skandalet, nuk flet më për korrupsionin dhe pavarësisht se duket si media opozitare, është një media e kontrolluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total e kemi median ose të kontrolluar nga qeveria, që është investitori kryesor,  dhe të gjithë bizneset shkojnë te qeveria për të mbajtur bizneset e tyre.”- tha Abilekaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?