Abuzim flagrant i institucioneve. Rilindja merr në telefon qytetarët, presion për të votuar PS (video)

Qytetarë të ndryshëm janë ankuar lidhur me një fushatë të pandershme të Partisë Socialiste, e cila ka nisur gjatë ditëve të fundit. Në redaksinë e “Koha Jonë” dhjetëra qytetarë kanë dërguar ankesa, për thirrje telefonike në numrat e tyre personal nga Partia Socialiste.

Operatorë që prezantohen si punonjës të PS-së i marrin në telefon për tu kërkuar angazhimin dhe votën e tyre për këtë parti. Një fushatë e tillë është e paligjshme, pasi asnjë parti politike nuk ka të drejtë të marrë numrat personal të qytetarëve. Numri pa lejen e qytetarit nuk mund të jepet.

Në videon mëposhtëme, operatorja telefonike thotë se numrat janë marrë nga sistemi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që gjë përbën një skandal të përmasave kombëtare. Kjo tregon se të dhënat personale, vendi i banimit, numri i telefonit etj, të cilat mbrohen si informacion personal nga ligji, janë shpërndarë në zyrat e PS duke shkelur disa ligje.

Veç KQZ, numrat e telefonit të qytetarëve janë vetëm në pronësi të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile. Institucionet e pavarura dhe konkretisht KQZ dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënat Personale duhet të sqarojnë se kush prej tyre ka dhënë për përdorim politik të dhënat personale të miliona shqiptarëve, si dhe të marrin masa ndëshkimore.

Telefonata, nga cilado parti qoftë dhe aq më pak nga ajo në pushtet, janë formë presioni dhe shantazhi që kërcënon votuesit.

Video e mbrritur në redaksinë e “Koha Jonë” ku operatorët e PS marrin në telefon qytetarët dhe u thonë se numrat ua ka dhënë KQZ

SHKARKO APP