Administrata në fushatë, KQZ paralajmëron Ramën, ministrat dhe kryebashkiakët: Po cenoni standardet zgjedhore

Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor.

Në një shkresë drejtuar Kryeministrisë dhe të gjitha Ministrive dhe Bashkive, KQZ i bën apel që të ndalojnë menjëherë përdorimin e burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore.

“Respektimi i dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe standardeve të kërkuara, ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në standardet e procesit zgjedhor, si kusht kryesor për procesin e integrues të vendit. Kjo tërheqje vëmendje t’u përcillet gjithashtu dhe organeve tuaja të varësisë”, thuhet në shkresën e nënshkruar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë shkresa e KQZ-së drejtuar Kryeministrisë dhe të gjitha Ministrive, Bashkive, Partive Politike, si dhe kandidatëve të pavarur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?