Administrata Postare e SHBA-së stampon porosinë e Nënë Terezës, Meta: Është shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar porosinë e përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza. “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Për Metën ky është shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.
Postimi i plotë
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.