Administratoren e Përgjithshme e USAID mbeshtet Ramen per edukimin fetar ne shkolla

Gjate ditës së parë të qëndrimit në Washington, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në zyrat qendrore të USAID, ku u takua me Administratoren e Përgjithshme të agjencisë me të madhe shtetërore të ndihmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Rama e njohu zonjën Smith me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe kërkoi nxitjen e bashkëpunimit dhe rritjen e mbështetjes nga ana e USAID për qendrën rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm që do të ndërtohet në Tiranë, si edhe vazhdimin e modernizimit të shërbimeve publike në Shqipëri, si një mënyrë efikase për të luftuar korrupsionin.

Administratorja Smith e falenderoi Kryeministrin shqiptar për angazhimin e deritanishëm të qeverisë shqiptare, si dhe dha mbështetjen e plotë të USAID për projektin e futjes se kurrikulave edukuese mbi besimet fetare në programet e shkollave. “Kjo nisme është diçka tepër e zgjuar”, – tha Smith. “Nëse brezi i ri, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, do të jetë i edukuar mbi besimet fetare, do të jetë shumë më e vështirë për të rënë pre e manipulimeve ekstremiste, çka sot për sot është një problem madhor kudo, përfshirë edhe Europës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?