Adrian Çela sfidon Gjergj Bojaxhiun live

Një debat i ashpër ishte mbrëmë  në Open në TCH mes Gjergj Bojaxhiut ish-drejtor i KESH dhe drejtorit të OSHEE, Ardian Çela.

Ky i fundit ishte i pamëshirshëm ndaj Bojaxhiut. Ja se çfarë i tha Çela: “Dua ti përmend z.Bojaxhi një raport të tmerrshëm të KLSH-së, i cili citon se për blerjen e energjisë zotëria ka lidhur kontratë për blerjen e energjisë dhe ka bërë garë pasi ka filluar lëvrimin e energjisë elektrike, pastaj ka bërë garën dhe kontratën. Vetëm në kohën e këtij zotërisë këtu kam parë, drejtori i importit të blerjes së energjisë i të cilit u bë përfaqësues i një prej tregtarëve që shiste energji në Shqipëri, pas akuzave që ishin bërë për shkelje. Zotëria ishte zv.ministër i energjetikës dhe një ditë më pas u bë aksioner i Petroliferës rumune. Kush është hetuar edhe për Panama Papers nuk jam unë, por zotëria që qesh. Flasim për korrupsion po fakte nuk kemi. Ne blerjen e energjisë e kemi bërë në mënyrën më transparente dhe të merret referimi që bëhej me zarf dhe me negocimi me telefon në 2009-ën dhe ishin humbjet aty ku ishin dhe niveli i arkëtimeve në mënyrën më skandaloze dhe sot pas 7 vitesh shqiptarët e kanë harruar atë kohë, sepse sot shqiptarët hallin e fundit që kanë në sondazhet që bëhen, energjia është e 23-ta. Kjo falë reformave të suksesshme që ne kemi bërë. ”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?