Adrion Pajaziti lë Londrën për Kombëtaren, betohet tek Erion Veliaj: Shembull për rininë

Adrion Pajaziti i Fulham U-21 ka zgjedhur që të luajë me Kombëtaren shqiptare duke zgjedhur që të përfaqësojë ngjyrat kuqezi. 19-vjeçari ka lindur në Angli.

Ai ka bërë betimin para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në Instagram, Veliaj uron që Pajaziti të jetë sinonim i punës dhe shembull për të rinjtë që duan të bëhen futbollistë të shkëlqyer.

“Me lojtarin fantastik të Fulhamit, talentin Adrion Pajaziti. Uroj që tashmë, edhe si shtetas shqiptar, të jesh ngaherë sinonim i punës dhe shembull për të rinjtë që duan të bëhen futbollistë të shkëlqyer”, shkruan Veliaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

SHKARKO APP