Aeroporti i Vlorës do të mbajë firmën e Behgjet Pacollit, shpallet kompania fituese, investimi 104 mln euro

Aeroporti i Vlorës do të mbajë firmën e një shqiptari të mirënjohur në fushën e  ndërtimit, Behgjet Pacolli.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku njoftuan sot se kompania fituese që do të ndërtojë aeroportin është shpallur  bashkimi i kompanive të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%).

Firma e Pacollit është Mabetex Group, i cili ka edhe 50% të aksioneve.

Vlera e investimit është 103.966.030 Euro.

Ministrja e Infrastrukturës, tha se ky aeroport do të jetë shtëpia e “Air Albania”.

“Do të jetë shtëpia e Air Albania, do ketë industri të re të mirëmbajtjes së avionëve, do jetë një sektor i ri brenda industrisë së avionit, fakti që me negociimin e kontratës sa i përket aeroportit të Ramës” tha Balluku duke  njoftuar se brenda pak javësh do të hapet aeroporti i Kukësit.

Ndërkohë kryeministri Rama tha se për të arritur deri këtu u desh të kalonin vështirësi, por është i lumtur që ky aeroport do të mbajë një firmë shqiptare.

“Ta bëja Vlorën me një aeroport ndërkombëtar, u kthye në sfidën më të tmerrshme. Pamja e zinxhirit të pengesave të njëpasnjëshme që u krijuan për arsye krejt pa lidhje me dëshirën tonë më angazhimin tonë, me vullnetin tonë.

Është historia e një aventure që ka filluar vite më parë dhe për fat të keq në këto raste nuk është e lehtë tu shpjegosh të tjerëve se pse një sfidë e tillë bëhet gati e pamundur nga rrethana objektive jashtë ndikimit qeverisës.

E kemi nisur me një përpjekje për të ndërtuar një  marrëveshje me konsorcumin e madh, më i madhi i botës që faktikisht ndërtoi aeroportin më të madh të botës, të Stambollit dhe patëm një proces që zgjati me muaj.

Si përfundim nuk arritëm dot  të konkludojmë sepse kërkesat për qeverinë shqiptare tejkalonin mundësinë tonë për të pranuar një marrëveshje që sipas nesh nuk e mishëronte në mënyrën e duhur interesin publik.

Rifilluam procesin nga e para dhe para se të ndodhte ky proces, punuam për projektin që është bërë publik para disa vitesh.

Është një projekt cilësor, ambicioz me një vizion të posaçëm. I jep Vlorës një hapësirë të re të zhvillimit. Procesi vazhdoi me përpjekjen për të hyrë në një rrugë organizmi të garës ndërkombëtare.

U organizua gara ndërkombëtare, u bënë të gjitha përpjekjet për të krijuar interes në drejtim të kompanive serioze dhe faktikisht interesi ishte jo i vogël, procesi u hap dhe pa pritur pa kuptuar ra flamë e pandemisë dhe gjithçka u bllokua.

 Kompanitë kërkuan kohë sepse një nga sektorët më të goditur është sektori i aviacionit nga pandemia. Mbyllja e aeroporteve ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme .

U la një kohë, u mendua që pas verës do të rifillonte procesi, përsëri ndodhi një tjetër problem i madh. Kompanitë evropiane patën një pengesë objektive, u ndaluan që të përdorin financimet e tyre të brendshme për investime jashtë.

Vijmë sot në këtë moment kur unë marr frymë i lehtësuar nga kjo barrë. Sot ne kemi fituesin dhe jam shumë i lumtur që baza e këtij  konsorcumi është një kompani e famshme, me vepra fantastike, një kompani që ka flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit. Jam i lumtur që Behgjet Pacolli ka më në fund mundësinë të investojë dhe të bëjë diçka për Shqipërinë.

Më vjen mirë se duke pasur një kompani shqiptare, një partner si Behgjet Pacolli   kemi mundësinë ta vëmë para përgjegjësisë së madhe dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompanitë e huaja.

Jam i lumtur që tani nuk ka më pengesa nga ato që dimë dhe ato që duken. Sot mund të themi me plot gojën që asgjë nuk na pengon të firmosim kontratën brenda periudhës 30 ditore,” u shpreh kryeministri Rama.

SHKARKO APP