Aeroporti i Vlorës, Rama: Fluturimi i parë gati në fund të 2024, nëse nuk ka supriza rrugës

Kjo e premte e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Vlorë, ku për herë të parë, në turin paraelektoral, kryetari i Bashkisë nuk është krah tij, pasi Dritan Leli është ”non-grata” për PS-në. Rama po zhvillon një takim me operatorët turistikë dhe banorët e zonës, ku edhe foli për aeroportin, për të cilin pohoi se  punimet po shkojnë shumë mirë dhe se fluturimi i parë do të bëhet në fund të vitit 2024.

”E kemi nisur me dy kantierë që do i japin një shtysë turizmit, portin e ri turistik të Vlorës që do sjellë një tjetër kategori turistësh dhe patjetër që do stimulojë një pjesë tjetër të zinxhirit ekonomik, dhe porti i ri tregtar që do lehtësojë shumë industrinë e peshkimit.

Kantieret e reja që janë hapur dhe që do hapen besoj që do i japin impuls të rëndësishëm Vlorës, rruga e re Orikum-Dukat, lidhja e saj me tunelin dhe kalimi në anën tjetër të Llogarasë dhe Bypass-i që është funksional janë pjesë të një infrastrukture për dekada që do rrisë kapacitetin e qarkullueshmërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi shumë optimistë që do kemi fluturim e parë në fund të vitit 2024, shpresojmë që mos të kemi surpriza sepse jemi mësuar që jo gjithçka varet nga plani dhe vullneti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?