Afati i fundit në KQZ për listat me kandidatë, PD-ja e Alibeajt pritet të garojë në 16 bashki

Sonte në mesnatë është afati i fundit për partitë politike, që të dorëzojnë në KQZ emrat e kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet e 14 Majit. Në orën 12:00 kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj zhvilloi mbledhjen për dy bashkitë për të cilat nuk u vendos një natë më parë për daljen apo jo me kandidatë për kryetar bashkie, në Kurbin dhe Vaun e Dejës.

Kandidatët e konfirmuar nga PD për 14 Majin

Tiranë-Roland Bejko
Mallakastër-Agron Kapllanaj
Lezhë-Sandër Marku
Patos- Pranvera Rizai
Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
Korçë-Gjergji Gjata
Poliçan-Florian Qamo
Kuçovë-Ilirjan Koxhaj
Kamëz-Bilbil Bajraktari
Krujë-Sabah Sheta
Dibër-Naim Gazidede
Dimal-Dritan Sula
Librazhd-Bujar Vreto
Vorë-Ibrahim Bruka
Sarandë-Skënder Muço
Mirditë-Mark Ruçi

Bashkitë që janë prezantuar kandidatë dhe ende nuk konfirmohet pjesëmarrja në zgjedhje

Kurbin-Genc Doçi
Vau i Dejës-Klomentina Drini

Bashkitë që nuk do të ketë kandidatë

Elbasan
Shkodër
Durrës

SHKARKO APP