Afera e incerenatorëve, deputeti i PS përfundon në SPAK
Para kryetarit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ditën e djeshme deputeti i PS-së Alqi Bllako ka qenë gjithashtu në SPAK, ku u pyet në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Bllako ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh, për të cilat duket se ka dhënë shpjegime në SPAK.
Por vetë Bllako ka reaguar më herët, duke thënë se nuk ka patur ndikim në vendimarrjen mbi ngritjen apo jo të tyre.