Afera e incerenatorëve, kush janë emrat e rinj për të cilët flet Lorenc Vangjeli?
Analisti Lorenc Vangjeli, thotë se për aferën e incerenatorëve të tjerë personazhe mund të përballen me drejtësinë. Sipas analistit, bëhet fjalë për emra që nuk janë lakuar më parë, madje as kanë qenë dëshmitarë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.
“Do të ketë surpriza. Njerëz të rinj, emrat e të cilëve nuk janë përmendur deri më sot në publik dhe që s’kanë qenë dëshmitarë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. E thënë ndryshe, emra që zonja Tabaku nuk ia ka idenë. Më shumë sesa majtas apo djathtas, ka të bëjë me mëkatarë.
Në Shqipëri ka mëkatarë dhe njerëz që nuk kanë pasur mundësi të bëjnë mëkate. Ajo që po ndodh me SPAK-un është që po u jep një mundësi të mbajnë Ramazan. Ramazani është një proces vetëpastrimi dhe këtu ka shumëçka që duhet pastruar. Nuk ka të bëjë me ngjyrën e fanellës, të majtë apo të djathtë”.