Afganët në Shqipëri po ”skanohen”, krijohet një data-bazë

607 shtetas afganë që kanë mbërritur në Shqipëri, mësohet se i janë nënshtruar një procesi të identifikimit dhe regjistrimit. ”Euronews Albania”, thotë se pranë Departamentit të Sigurisë Publike është ngritur një data-bazë e veçantë.

Procesi i regjistrimit të gjeneraliteteve të tyre, marrja e shenjave të gishtërinjve si dhe fotografimi bëhet në aeroportin e Rinasit.

Procesi i regjistrimit, i njohur ndryshe si “screening” vijon në postën e policisë në Qytetin Studenti, ku janë strehuar dhe pjesa më e madhe e afganëve të mbërritur në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria mund të strehohen rreth 4 mijë afganë, ndërkohë që për pritjen e tyre është ngritur e gjithë infrastruktura e nevojshme.

SHKARKO APP