Afrim Pacolli merr shtetësinë shqiptare, Meta: Ora që shqiptarët, më të mirën e tyre ta investojnë në Atdheun e tyre, po afron

Biznesmeni i njohur Afrim Pacolli ka marrë shtetësinë shqiptare.

Me kërkesë të vetë biznesmenit, Presidenti Ilir Meta njofton se i ka dhënë shtetësinë shqiptare me dekret të veçantë, z. Afrim Pacolli dhe familjes së tij, të cilët janë kështu shtetasit më të rinj të Republikës së Shqipërisë.

“I lumtur që z. Afrim Pacolli dhe familja e tij janë shtetas të Shqipërisë.

Ata mbajnë me mijëra familje shqiptare me punë kudo në botë.

Ora që shqiptarët, më të mirën e tyre ta investojnë në Atdheun e tyre, po afron!”, shprehet Presidenti Meta në komentin e tij bashkëngjitur fotografisë së çiftit Pacolli të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, ku shihen bashkëshortët Pacolli që mbajnë në duar dhe pasaportat e reja shqiptare.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3174545802591671

 

SHKARKO APP