Agalliu nga grupi i Bashës: Nuk u kuptua kush e ndizte dhe kush e fikte flakën në Parlament
Një pjesë e PD-së nuk pranon kaosin. Sekretari për Programin në PD-në e Lulzim Bashës, deputeti Arbi Agalliu tha sot në një deklaratë për mediet se sot Parlamenti do të duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të vitit për projektbuxhetin, mirëpo sipas tij, sot në parlament nuk u kuptua kush e ndizte dhe kush e fikte flakën.
“Në të vërtetë, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësinë, sidomos me SPAK-un, e disa të tjerë përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnjë diskutim, projektbuxhetin për vitin 2024”, tha Agalliu.
Nga ana tjetër, ai tha se Partia Demokratike distancohet fort nga dhuna dhe bojkoti. ”Partia Demokratike vijon në shërbim të qytetarëve, jo vetëm me dorëzimin e amendamenteve por edhe me denoncimin çdo ditë të këtij buxheti klientelist”, tha Agalliu.