Agim Nesho: Rama, një ushtar dhe shërbëtor i Vuçiç, që po e shtyn Ballkanin drejt një provokimi të ri

Nga Agim Nesho

Llogjikës së hekurt të opozitës shqiptare se Ballkani i Hapur nuk i shërben interesave të shqiptarëve, dhe më gjerë paqes dhe stabilitetit ballkanik, po i bashkohen zëra kritikë të intelektualëve amerikanë dhe më gjerë, duke nënvizuar faktin se ky projekt i shërben vetëm Serbisë dhe interesave të saj për dominim të ri ballkanik.

Analiza e fundit e BIRN, me autor Fron Nazi, ish drejtor i parë ekzekutiv i fondacionit SOROS për Shqipërinë, analizë e qartë dhe e thelluar se çfarë po ndodh në këtë projekt, është analiza e njeriut që ka njohur dhe përkrahur Edi Ramën për tu evidentuar në bordin e fondacionit.

Duket se aventurizmi i tejskajshëm i Ramës dhe mungesa e patriotizmit e kthyer kjo në një lëpirje për mbështetje dhe protagonizëm, e ka nxitur Nazin ta quajë një “USHTAR TË VUÇIÇ”.

Ideja e analistit është e qartë: Përkrahësit e Ballkanit të Hapur jo vetëm po ju shërbejnë projekteve antishqiptare dhe pro-serbe, por po pengojnë integrimin europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit, duke penguar procesin e Berlinit.

Që me shpalljen e projektit të Ballkanit të Hapur, zërat kritikë kundër tij janë rritur së tepërmi dhe po duket se kjo inisiativë po bëhet gjithmonë e më e papranueshme në qarqet e vendimmarrjes së aktorëve të mëdhenj, të cilët për oportunizëm e ndoqën por nuk ndaluan asnjëherë të ishin kritikë ndaj saj.

Sot kur vetë protagonistët e Shoqërisë së Hapur, si Fron Nazi, e shikojnë këtë projekt si një rrezik, i takon popullit shqiptar të ndalojë politikanët aventurierë të ngrejnë karrierën e tyre në dëm të interesave kombëtare

SHKARKO APP