Agjencia gjeramane e lajmeve shkruan për Shqipërinë: Vendi i krizave merr drejtimin e OSBE-së

Ditën e sotme, Shqipëria ka marrë drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) nga Sllovakia. Mandati do të zgjasë për një vit, ndërsa Suedia do të pasojë në 2021.

OSBE me qendër në Vjenë përfshin gjithsej 57 vende nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia.

Detyrat e organizatës janë të shumëllojshme dhe ato nisin nga vëzhgimi i zgjedhjeve, lufta për të ruajtur lirinë e shtypit, mbrojtja e të drejtave të pakicave etj.

“Shqipëria merr kryesimin e OSBE për një vit, pavarësisht problemeve të vendit me korrupsionin dhe depërtimin e politikës nga krimi i organizuar,” shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Krizë e thellë demokratike

Shteti ballkanik ka kaluar një transformim të vështirë pas rënies së regjimit komunist veçanërisht të ngurtë gati 30 vjet më parë. Për shkak të problemeve të vazhdueshme, OSBE-ja ka një mision në Shqipëri që po punon me staf ndërkombëtar dhe vendor për të lehtësuar konfliktet e vazhdueshme midis blloqeve politike.

Kryeministri Edi Rama i Partisë Socialiste (PS) aktualisht po qeveris pa një opozitë parlamentare sepse Partia Demokratike e krahut të djathtë (PD) bojkoton parlamentin. Zgjedhjet lokale në qershor 2019 gjithashtu u zhvilluan pa opozitën, e cila akuzon Partinë Socialiste për vjedhje të votave. Siç thuhet korrupsioni dhe krimi i organizuar janë infiltruar në politikë.

“Nëse e shikoni Kryesinë e OSBE-së si ilaç efektiv kundër konflikteve dhe problemeve të tranzicionit të një demokracie, atëherë Shqipëria tani është në situatën paradoksale të të qenit ofrues dhe konsumator i këtij ilaçi në të njëjtën kohë”, ka shkruar publicisti Veton Surroi nga shteti fqinj kryesisht shqiptar i Kosovës./DPA

SHKARKO APP