Agjenda e John Kerry në Tiranë

Të dielën Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry mbërrin në ora 09.00 në aeroportin e Rinasit ku do të pritet nga Presidenti shqiptar Bujar Nishani. Me pas do të takohet me kryeministrin Rama, ministrin e jashtëm Bushati dhe liderin e opozitës Lulzim Basha. Ai do të takohet edhe me Hashim Thaçin.

Mësohet nga burime te besueshme se do të jetë Presidenti i Republikës Bujar Nishani ai që do të presë në aeroport sekretarin Kerry për t’i dhënë mirëseardhjen e parë pas uljes së avionit. Po në ambjentet e aeroportit John Kerry do të takohet me homolgun shqiptar Ditmir Bushati ku do të kenë mundësi edhe për fotot zyrtare të takimit.

Më pas Kerry dhe delegacioni amerikan do të shkojë në Kryeministri fillimisht për një takim dy palësh mes Kryeministrit Rama dhe John Kerry.

Më pas do të ketë një takim më të zgjeruar mes dy delegacioneve po në godinën qeveritare.
Kerry-Rama do të kenë një deklaratë për shtyp në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.

Prej aty sekretari amerikan i shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD

Takimi përmbyllës i vizitës triorëshe të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.Më pas do të takojë stafin e ambasadës amerikane në Tiranë e do të largohet.

Tema e bisedimeve akoma është sekret. Ndër të tjera ai mendohet se do të kërkojë nga pala shqiptare pritjen e mijëra muxhahedineve iranianë në Shqiperi. Dje ish-kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare duhet ti garantoje John Kerry me shume muxhahedine deri ne 3 mije , bile edhe me shume.

Sali Berisha: “Ne e hapëm këtë rrugë. Ne morëm 200 e ca të parët. E vërteta është se qeveria i ka shumëfishuar dhe ka bërë shumë mirë dhe ne e vlerësojmë këtë akt. Por ne besojmë se Shqipëria mund të bëjë një extra mile. Mund ta boshatisë atë kamp se absolutisht asnjë problem serioz madhor nuk do të krijohet. Mos të harrojmë se këta janë 3 mijë vetë.”

Qeveria shqiptare duhet të kontribojë edhe më shumë me të burgosurit e Guantanamos. Aty ku ka mundësi, thotë ish Kryeministri Berisha dhe mendon se muxhahedinët që ndodhen këtu janë nën kujdestari, janë të kënaqur dhe se nuk kanë krijuar asnjë problem.

Sali Berisha: “Muxhahedinët janë luftëtarët, rezistentët më kohëgjatë në mbarë botën.Drejtojnë më shumë respekt dhe në këtë kontekst unë do të vlerësoja shumë në qoftë se qeveria shqiptare me këtë rast i thoshte sekretarit Kerry që ne kemi marrë këtë vendim dhe kam mbështetjen e plotë besoj, të gjithë opozitës , se unë e ndjek problemin.

SHKARKO APP