Agron Çela pritet në takim nga Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç: Angazhohemi për më të mirën për shqiptarët
Në kuadër të vizitës që ai po zhvillon në Malin e Zi, kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Intehrim në Shkodër Agron Çela zhvilloi sot një takim të veçantë me talentin më të ri të klasës politike malazeze, Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Teksa ndan në rrjetet sociale pamje nga takimi, Çela shprehet në komentin e tij të shkurtër se temë e diskutimit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve për të bërë më të mirën për shqiptarët.
“Me mikun tim edhe djalin që gjithmonë bën punë në të mirën e vendit Dritan Abazović.
Në një takim në të cilin biseduam për të mirën e dy vendeve edhe bashkëpunimin mes tyre”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Shkodër, Agron Çela.
Në Ulqin shqiptarët thërrasin “Rama Ik!”, Agron Çela: Do jem zëri juaj në Kuvend
Ditën e djeshme kandidatin e LSI-së për deputet në Shkodër, Agron Çelën, në Ulqin e pritën me thirrjet “Rama Ik!” dhe të përlotur për situatën që po kalojnë, larg familjeve dhe në kushte të vështira për të siguruar jetesën.
Kandidati për deputet i LSI Agron Çela u takua me punëtorët shkodranë, ditorë dhe sezonalë, në shtetin fqinj.
Ai u njoh nga afër me problematikat që ato kanë dhe garantoi se do të jetë zëri i tyre në kuvendin e ri të Shqipërisë, për të lehtësuar proçedurat e kalimit në doganë, si dhe për leje qëndrimin atje.
Vetë punonjësit shqiptarë theksuan se Çela është i vetmi deputet që deri më sot është interesuar për ta dhe i ka dëgjuar nga afër problematikat që ato kanë.
Programi i LSI ka një zë të veçantë për fuqinë punëtore dhe mbështetjen e tyre tha më tej Çela, i cili i ftoi që me 25 prill të votojnë masivisht LSI-në.
Kandidati Çela po zhvillon një sërë takimesh në shtetin fqinj, edhe me autoritete shtetërore, e përfaqësues politik me qëllim rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe përmirësimin e kushteve për shqiptarët.