Agron Duka apo kandidat i PD-së? Në 10:30 Basha zgjidh dilemën e Durrësit

 

Në 10: 30 kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i jep fund dilemës se me kë do të prezantohet Partia Demokratike në zgjedhjet vendore të 21 qershorit për kryetar të bashkisë së Durrësit.

Në një kohë që Partia Republikane vijon të këmbëngulë në figurën e Agron Dukës, ende nuk flitet për firmosje të marrëveshje mes PR-së e PD-së.

Sipas PR-së sondazhet e të djathtës shpallin fitues Agron Dukën, por PD deri dje dukej ende e pavendosur

“Në orën 10 e 30, z.Basha prezanton kandidaturën për Bashkinë e Durrësit, në kryesinë e degës, tek zyrat e PD-së Durres. Jeni te ftuar ta ndiqni si aktivitet” thuhet në njoftimin e mbërritur nga zyra e shtypit e PD-së.

Dje kreu i PR-së Fatmir Mediu deklaroi se marrëveshja me PD-në, sa është afër aq është dhe larg.

Fatmir Mediu “Dje kam pasur një takim me zotin Basha për të diskutuar për marrëveshjet politike mes PR dhe PD. Ajo që ngelet një temë e hapur për t’u diskutuar është padyshim çështja e Durrësit. PR nëpërmjet një kompanie ka bërë një sondazh të fundit edhe kandidtimin e zotit Duka si kandidat i PR përballë dy kanidatëve të PD dhe një PS dhe rezulton se Duka është fitues. Këtë ja kam bërë prezent edhe kreut të PD. Mendoj që është e rëndësishme mos të hyjmë në aventura, por e rëndësishme është që të fitojmë bashkinë Durrës. Ne duhet të gjejmë kandidatë fitues, që bashkon qytetarët, qoftë ky edhe i pavarur dhe jo më i koalicioneve. Thelbin në një garë është fitorja dhe thelbi në një partneritet është respektimi reciprok i njëri-tjetrit. ”

SHKARKO APP