Agron Duka: As unë s’kisha ç’të bëja përballë Vangjush Dakos

 

Fitorja e thellë e Vangjush Dakos në Durrës ka tronditur opozitën.

Agron Duka, i cili u spostua nga Bashan ë durrës, për të kandiduar Grida Dumën, ka gjetur edhe arsyen e humbjes së thellë.

Ai thotë se Duma nuk kishte çfarë të bënte, pasi Dako ka blerë votat.

Përballë kësaj blerjeje masive të votave, edhe unë nuk kisha se çfarë t’i bëja Vangjush Dakos.

Në Bashkinë e Durrësit janë përdorur të gjithë mënyrat e mundshme për të tjetërsuar vullnetin e votuesit. Me këtë proces që ka ndodhur tani, dëshmohet fakti se nuk ka më zgjedhje.

Por të fitojë Vanjgush Dako, me gjithë ato dëme që i ka shkaktuar Durrësit, kjo është çudia më e madhe që ndodh vetëm në Shqipëri.

Nuk do kishte asnjë efekt përballjë kësaj blerjeje masive në çdo krah, edhe nëse do kandidoja unë.

Me se t’i motivonte njerëzit Grida, kur tjetri përballë blinte gjithçka”, thotë Duka për Panorama.

Por, ky justifikim duket paksa i dobët, duke parë faktin që Dako ka fituar me rreth 14 mijë vota më shumë se Grida.

SHKARKO APP