Agron Duka i përgjigjet Ramës: Vazhdo Robo, diktatorët kanë të njëjtin fund kudo
Kreu i Partisë Agrare Ambinetaliste, Agron Duka ka reaguar pas deklaratave kundër tij që bëri sot në Durrës kryeministri Edi Rama. Duka shprehet se Edi Rama është kthyer në një makth për shqiptarët dhe fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të dikatorëve.
Reagimi i plotë i Agron Dukës në Facebook:
DUKA: Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!
– Ti çfarë përfaqëson?!
Ja ta them unë:
– Ti je përfaqësues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.
A të duan shqiptarët?
Ja ta them unë:
– Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.
Çfarë di për vete Ti në 8 vite qeverisje?
Ja ta them unë:
– Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.
Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:
– Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo.