Agron Duka kandidat për Bashkinë e Durrësit

Do të jetë Agron Duka kandidati për Bashkinë e Durrësit për Partinë Republikane.

Ka qenë vetë kryetari i kësaj partie Fatmir Mediu që ka zyrtarizuar Agron Dukën si kandidat.

Agron Duka është aktualisht deputet i Partisë Republikane në qarkun e Durrësit.

Duka ka qenë edhe ministër në kohën e qeverisë socialiste të Fatos Nanos.

“Duka është një kandidaturë që përfaqëson qytetarët e Durrësi”, tha Mediu në një intervistë të dhënë ditën e stome.

Mediu tha se ai kërkon që Agron Duka të jetë kandidatura e përbashkët e opozitës.

 

SHKARKO APP