Agron Duka: Kandidimin ma kërkuan miq të shumtë, kam edhe mbështetjen e PD-­së

Agron Duka është pothuajse zyrtarisht kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit.

Njoftimi për kandidimin e tij u bë një ditë më parë nga kreu i PR­së, Fatmir Mediu.

Ndërsa sot, ka qenë vetë Agron Duka që e ka konfirmuar këtë gjë. Ai thotë se për kandidimin e tij ka edhe mbështetjen e PD­së. Sipas Dukës, ka qenë Mediu, por edhe miq dhe mbështetës të tij, që i kanë kërkuar të kandidojë për Bashkinë e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Propozimi më është bërë nga baza e partisë, nga Z.Mediu dhe nga miq të shumë të mi. Për këtë arsye mendoj të mos e refuzoj, nëse do të jem unë kandidatura zyrtare”, ka thënë ai për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?