Agron Duka merr edhe partinë e kandidatit për Bashkinë e Tiranës
Pasi i mori partinë Lufter Xhuvelit, Agron Duka “merr” edhe një parti tjetër. Partia Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqenie u shkri sot në një parti të vetme me Partinë Agrare të drejtuar nga Agron Duka.
Kujtojmë që LDVMP drejtohej nga Arben Tafaj, i cili kandidonte në zgjedhjet e fundit lokale për postin e kryebashkiakut të Tiranës.
“Dua të theksoj se ky nuk është një bashkim mekanik njerëzish, por një shkrirje organike i dy formacioneve të pjekura politike. Nuk është vendi dhe as koha sot për të bërë një analizë të gjatë e të thellë politike, por besoj që të gjithë jemi dakord se tregu politik është i etur për një forcë të re politike, me program të qartë e alternativa realiste”, tha Duka pas nënshkrimit të marrëveshjes me Arben Tafajn.
Agron Duka e fitoi mandatin e deputetit në qershor 2013 nën siglën e Partisë Republikane, pasi nuk u përfshi në listat e PS-së nga Rama.
Ai u përfol edhe një si kandidat i mundshëm i opozitës për Bashkinë e Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

