Agron Duka merr Partine Agrare te Xhuvelit?

Agron Duka kryetar i Partisë Agrare te Lufter Xhuvelit?

Ka pak ditë që përflitet se deputeti Agron Duka do të shkojë tek partia e Xhuvelit, një parti më traditë në Shqipëri. Pra si kryetar i Partisë Agrare. E vërteta e dy takimeve të dy politikanëve, shkruan portali www.civitas.al është se deputeti Duka ka bërë të paktën dy takime me kryetarin e Partisë Agrare Ambjentaliste Lufter Xhuveli. Takimi i parë ka ndodhur në një restorant në bregdet ku dy politikanët kanë qenë vetëm për vetëm në një drekë, ndërsa i dyti ka ndodhur në zyrat e Partisë Agrare Ambientaliste.

Lufter Xhuveli është themelues dhe drejtues i PAA prej 25 vjetësh, por prej vitesh pesha e tij dhe partisë së tij ka pësuar rënie në skenën politike, ndonëse në kohën e artë të tij Xhuveli drejtoi ministrinë e bujqësisë dhe mori 5 deputetë, të cilët diktuan mazhorancën e Berishës në vitin 2005. Në zgjedhjet e vitit 2013, i tradhëtuar nga Rama, Agron Duka iu bashkua si deputet Partisë Republikane. Por Agron Duka është një specialist në fushën e bujqësisë dhe më shumë e miklon bujqësia se sa PR e Mediut. Ndaj dhe takimet me Xhuvelin, edhe pse në dukje miqësore, mund të jenë parathënie interesante për të dy këta politikanë, që kanë qenë të dy ish ministra bujqësie dhe të dalë nga e njëjta shkollë e lartë. Nëse Agron Duka merr drejtimin e Partisë Agrare situata parazgjedhore bëhet më interesante. Duka ka një rreth jashtëzakonisht të gjerë njohjesh, lidhjesh dhe miqësish në gjithë vendin, me përfaqësues të agrobiznesit dhe politikanë e faktorë të shpërndarë në gjithë Shqipërinë. Ka dhënë për bujqësinë dhe ka program siç e manifestoi një pjesë kur ishte ministër bujqësie. Por a do të jetë ai kryetari i ri i Partisë Agrare?

E gjitha mbetet në kuadër të hamendjes dhe hipotezës, pasi një drekë dhe një vizitë në zyrë, mes dy kolegëve e politikanëve të vjetër nuk do të thotë detyrimisht lëvizje politike.

Por duket se Lufter Xhuveli e ka gjetur pasardhësin e tij, duke ia kaluar Agron Dukës, i cili, siç mendohet do të bëjë surpriza në vendosjen e kandidatëve për deputetë.

A.K.

SHKARKO APP